Tre persona besohet se janë qëlluar me thikë, për vdekje, në një hotel në qendër të qytetit të Glasgout. Policia ka qëlluar autorin e dyshuar, që raportohet se ka vdekur.
Zyrtarët konfirmuan ndërkohë se një oficer policie po ashtu është qëlluar me thikë. Policia rrethoi menjëherë vendngjarjen, në park Inn, në rrugën “West George”. Në një deklaratë të policisë skoceze thuhej se situata ishte vendosur nën kontroll dhe nuk kishte rrezik për publikun.
Kryeministrja, Nikola Sturgeon, tha se raportet për incidentin ishin shumë trazuese dhe se ajo po informohej në vazhdimësi për situatën. Edhe kryeministri Boris Johnson reagoi duke thënë se ishte tronditur shumë nga incidenti në Glasgou. Zyrtarët lokalë të policisë i kërkuan ndërkohë njerëzve të evitojnë zonën. Sipas tyre, policë të armatosur u përfshinë në një incident dhe i dyshuari është qëlluar për vdekje nga një prej tyre. Polici i lënduar në incident ndërkohë po trajtohet në spital. Hoteli Park Inn, siç shkruajnë mediat britanike, ka filluar së fundmi të përdoret si një strehë për azilkërkuesit. Ngjarja nuk është zbardhur ende ndërkohë që policia po vazhdon hetimin.
Top Channel