Trofeu i dytë për nga rëndësia në futbollin shqiptar do të finalizohet në 2 Gusht.
Shorti i hedhur në ambiente e FSHF-së përcaktoi dhe dy çiftet e fazës gfjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë mes 4 ekipeve të mbetura në garë, dhe në këtë pikë nuk vlejnë parashikimet.
Kukësi do të synojë të mbrojë trofeun, por për këtë do të luajë ndaj Teutës që këtë sezon ka treguar lojëra të mira, sidomos me ardhjen e trajnerit Martini. verilindorët që janë distancuar për titullin, e shohin këtë turne si ngushëllim të denjë.
Tirana do të luajë kundër Bylis, një skuadër që e nisi fuqishëm kategorinë Superiore, por ra me kalimin e javëve. Ballshiotë do të zhvillojnë ndeshjen e parë në shtëpi në 2 Korrik, ndërsa Kukësi do të luajë në Elbasan Arena.
Ndeshjet e kthimit janë programuar në 15 Korrik ndërsa finalja e madhe në 2 Gusht, një përballje ku nuk përjashtohet prezenca e tifozëve.
Top Channel