Afrikë, shkon në mbi 9 mijë numri i viktimave nga COVID-19

26/06/2020 14:07

Në kontinentin e Afrikës është rritur në 9.082 numri i vdekjeve si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në të gjithë kontinentin janë shënuar 10.491 raste të reja me COVID-19 duke e rritur në 349.257 numrin e rasteve ndërsa me 139 vdekjet e reja numri i viktimave arrin në 9.082.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 në kontinent është regjistruar në Egjipt me 2.553 vdekje ndërsa në Afrikën e Jugut 2.292 dhe në Algjeri 878.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 118.375 raste, Egjipti me 61.130 dhe Nigeria me 22.020 raste. Ndërkohë numri i të shëruarve në Afrikë ka tejkaluar shifrën 168 mijë.

Në Sejshelle, Eritre, Ugandë, Namibi dhe Lesoto nuk janë raportuar raste të vdekjeve.

Top Channel