Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, FBI heshti. Zbulohen dosjet 21/12 20:06
Komisioni Evropian miratoi sot skemat e taksave për Italinë me vlerë 7,6 miliardë euro, për të mbështetur kompanitë dhe punëtorët e vetëpunësuar.
Komisioni dha miratimin e tij për katër masa që heqin disa taksa të caktuara dhe sigurojnë kredi tatimore për kompanitë dhe punëtorët e vetëpunësuar.
“Masat do të mbështesin kompanitë dhe punëtorët, që janë prekur më rëndë nga shpërthim i COVID-19”, tha eurokomisionerja për Konkurrencën, Margrethe Vestage.
KE vlerësoi se masat ishin të nevojshme për të korrigjuar shqetësimet serioze në ekonomi. /DPA/
Top Channel