Zbulohen rrënoja në Belsh/ Mendohet se është stacion qëndrimi në rrugën Egnatia
25/06/2020 12:42
Rreth 3 km larg qytetit të Belshit në fshatin rrasë, teksa punonin tokat e tyre, banorët kanë rënë në gjurmët e rrënojave që mendohen t’i përkasin një qyteze antike.
Sipas arkeologëve, pjesa e zbuluar duket se është një stacion qëndrimi përgjatë rrugës Egnatia, por gërmimet e mëtejshme do të hedhin dritë mbi zbulimin. Instituti i Monumenteve ka nisur punën për dokumentimin e objektit, ndërsa Bashkia e Belshit e ka vënë në ruajtje me shpresën se zbulimi do të kthehet në destinacion të turizmit kulturor.
Arkeologët mendojnë se zbulimi i përket shekullit të dytë ndërsa për herë të parë mund të mendohet, që Belshi përveç magjisë së liqeneve do të ofrojë edhe guida arkeologjike.
Top Channel