Ish-anëtari i UÇK-së thirret nga EULEX, djali i tij: Është nisur për në Hagë, nuk kishim dijeni…

25/06/2020 18:32

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Adem Zogjani, është thirru nga misioni i EULEX. Ndërkohë mësohet se mëngjesin e sotëm ai është nisur drejt Hagës.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Liridon Zogjani, i cili përmes një postimi në Facebook shkruan se sot në orën 07:30 të mëngjesit, babai i tij është ftuar nga misioni EULEX dhe nga aty është dërguar për në Hagë.

Zogjani ka thënë se për këtë nuk kanë qenë në dijeni as babai i tij e as familja. Ai gjithashtu ka bërë të ditur se babai tij nga Prokuroria Speciale është ftuar për periudhën e luftës.

Reagimi i Liridon Zogjanit:

Sot ne ora 07:30 te mengjesit , Babi eshte ftuar nga misioni Eulex dhe nga aty eshte derguar per ne Hage , pa e ditue dhe pa e kuptuar as ai dhe as familja .

Babi ka qene nje mbeshtetes i fuqishem i celulave te para te luftes , ne aspektin operativ e sidomos ate financiar , qe nga fillimi i vitive i 80-ta .

Ishte krah i djthte i vellaut te tije Hysenit-njerit nga themeluesit e UÇK-s ( i kidnapuar nga sherbimet sekrete serbe 1998 ) .

Babi ka qene i arrestuar disa here ne vitet e 90-ta nga sigurimi serb , duke ia pamundesuar jeten dhe punen ne shtepine e tije . Pasi qe nuk dihej me per fatin e vellezerve te tije te arrestuar nga regjimi serb , Babi kalon ne zonen e luftes , respektivisht ne SHP te UÇK-s , ku do te kryej me sukses te gjitha detyrat qe i besohen per lirine e vendit te tije .

Me mbarimin e luftes , emrohet Kryeinspektor i Tatimeve , ku ve gurthemelin e pare te institucionit fiskal ne Kosoven e Lire . Me pas si Auditor ne Qeverine e Kosoves . Duke pare shume padrejtesi , vendose te largohet nga institucionet per te vazhuar punen ne sektorin privat si ekspert i elonomise dhe financave, duke na angazhuar te gjithe familjen .

Si njeri qe jame, nuk kam pare as takur asnjeher , me profesionist ne Ekonomi dhe njeri me te drejte e vetemohues .

Ne familja jemi shume krenar per jeten dhe vepren e Babit dhe familjes ne pergjithesi dhe shpresoj shume qe do vazhdojme rrugen e tije .

Nga Prokuroria speciale eshte ftuar per periufhen e luftes .

UÇK-ja eshte krenaria ime qe jam Kosovar !

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA