Ka nisur komunikimi live i kryeministrit Edi Rama për dhënen e granteve të rikonstruksionit dhe riparimit të banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Bashkinë Kamëz.

Kryeministri Edi Rama thotë se janë 771 familje që do të përfitojnë në Kamëz drejtpërdrejt nga pagesat për riparimin e dëmeve.

“Ka filluar shpërndarja e parave për rindërtimin e banesave të dëmtuara. Në total kemi një shumë prej 30 mln dollarësh që po shpërndahet për qytetarët.

771 familje, përfitojnë drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive të tyre në Kamëz”, tha kryeministri Rama.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤RINDËRTOJMË ? BASHKËNis dhënia e granteve të rikonstruksionit dhe riparimit të banesave individuale në Bashkinë Kamëz, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit?771 familje, përfitojnë drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive të tyre në Kamëz. Qeveria do të paguajë një për një të gjithë banorët në nevojë për riparime të dëmeve të tërmetit?

Publiée par Edi Rama sur Mercredi 24 juin 2020

Top Channel