
26/02 22:25
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) të martën njoftoi se 28 anëtarë të stafit të saj kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.
Drejtoresha e Shërbimeve për Informacion të OKB-së, Alessandra Vellucci tha se ata ishin mes 1.140 anëtarë të personelit që kishin kontraktuar virusin deri më 21 qershor.
Asnjë informacion tjetër nuk u dha.
Që nga shfaqja e saj në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, pandemia ka marrë më shumë se 480,000 jetë njerëzish në të gjithë botën.
Më shumë se 9,3 milionë raste janë raportuar në të gjithë botën ndërsa mbi 5 milionë pacientë janë shëruar, tregojnë shifrat e përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins” me qendër në SHBA.
Top Channel