Në luftë me virusin! Mbi 5 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

24/06/2020 09:18

Numri i personave të shëruar në mbarë botën nga koronavirusi i ri (COVID-19) ka tejkaluar shifrën 5 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në botë deri më tani betejën me COVID-19 kanë arritur ta fitojnë 5.046.272 persona.

Dhjetë vendet me numrin më të lartë të të shëruarve janë SHBA (1.020.403), Brazili (613.345), Rusia (356.429), India (258.685), Kili (210.570), Italia (184.585), Gjermania (175.700), Irani (169.160), Turqia (162.848) dhe Peruja (148.437).

Pas shfaqjes për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës, COVID-19 u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi. Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 479.879 persona ndërkohë shifra e rasteve ka arritur në 9.359.372.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA