Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është deklaruar pas lajmit për propozim aktakuzë nga Specialja kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Ai në një prononcim për media tha se lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës është e drejtë dhe se e drejta është në anën e saj.
“Nuk e di a është ashtu, por, e di që lufta çlirimtare e UÇK-së, është luftë e drejtë është luftë kundër një agresori dhe okupatori, i cili kishte kryer gjenocid në vendin tonë dhe se luftëtarët e lirisë, veteranët e invalidët e UÇK-së edhe politikisht, edhe historikisht janë në të drejtën e tyre”, u shpreh Kurti.
Ai tha se ngritja e aktakuzës për presidentin Hashim Thaçi e dëmton reputacionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Unë besoj në pafajësinë e UÇK-së, dhe mendoj që Kosova është dashur qysh moti ta ketë gjyqësinë e vet të pavarur e të paanshme që të hetojë, gjykojë, dënojë të gjitha krimet e luftës dhe të paqes”, ka thënë Kurti./KosovaPress/
Top Channel