Këshilli i Sigurisë Izraelite miraton ndërtimin e 19 vendbanimeve në Bregun Perëndimor, 69 kanë marrë dritën jeshile në vitet e fundit 21/12 11:13
Një burrë në SHBA, i cili u akuzua për vrasje pasi harroi dy vajzat e tij binjake brenda në makinë, ka shmangur burgun. Një gjykatë në Nju Jork vendosi për 40-vjeçarin Juan Rodriguez lirim me kusht.
Burri kishte harruar brenda makinës dy vajzat binjake Luna dhe Phoenix dhe kishte vijuar aktivitetin e tij të përditshëm . Ishte tepër vonë kur ai u kujtua se kishte lënë të bijat në makinë pasi ato kishin ndërruar jetë.
“Unë vrava fëmijët e mi”, raportohet se i ka thënë 40-vjeçari autoriteteve. Ndërkaq, fillimisht prokuroria e kishte akuzuar për vrasje burrin, ndërsa më pas kjo akuzë u ndryshua dhe u la ajo e lirimit me kusht, shkruan Metro.
Top Channel