Presidenti rus, Vladimir Putin propozoi që nga vitit i ardhshëm të ketë rritje të tatimit mbi të ardhurat e përfituesve te mëdhenj.

Ky propozim ishte pjesë e masave të marra nga autoritetet për të luftuar dëmet ekonomike, të shkaktuara prej pandemisë.Putin e bëri këtë njoftim në fjalimin e mbajtur përpara kombit, një javë përpara se të zhvillohej votimi për ndryshimet kontraverse kushtetuese, të cilat i mundësojnë liderit rus qëndrimin në pushtet deri në vitin 2036.

“Jo të gjitha të ardhurat do të tatohen me një shkallë më të lartë, por vetëm ajo pjesë që kapërcen 72.700 dollarët në vit. Kjo do t’i sjellë buxhetit rreth 60 miliardë rubla. Unë propozoj që këto fonde të kanalizohen për trajtimin e fëmijëve me sëmundje të rënda e të rralla”.

Shkalla aktuale e tatimit në fitim prej 13 për qind, është prezantuar gjatë mandatit të parë presidencial të Putinit, në 2001.Ai shtoi se qeveria e tij do të vazhdojë të ofrojë ndihmë financiare përgjatë muajve korrik dhe gusht për qytetarët që kanë mbetur pa punë, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Presidenti rus ka propozuar edhe uljen e tatimit mbi fitimin për kompanitë e teknologjisë informative nga 20 në 3 për qind.Rusia deri më tani ka raportuar për gati 600,000 persona të prekur me koronavirus, shifra e tretë kjo më e lartë në botë. Ky vend i ka dhënë fund izolimit, por kriza e shkaktuar muaj më parë pritet të ndikojë në një tkurrje ekonomike prej 6 për qind këtë vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA