Frymëzuese! Nuk heq dorë, djali stërvitet mes shiut dhe baltës në oborrin e shtëpisë

24/06/2020 09:39

Të mos heqësh dorë nga një pasion, edhe kur rrethanat nuk janë në favorin tënd.

Ky është rasti i një djaloshi nigerian, i cili stërvitet duke kërcyer mes shiut dhe baltës, në oborrin e shtëpisë. Videoja është shpërndarë nga Shkolla Profesionale e Baletit Nigerian.

“Studentët tanë përpiqen të stërviten me aq pak mundësi sa kanë. Kush nuk do të ishte krenar për këtë student? Cili mësues nuk do dëshironte që studentët e tij të kishin kaq shumë dëshirë për të mësuar sa ky djalë nigerian?  Këta fëmijë janë të gatshëm të kërcejnë me çdo kusht. Imagjino se çfarë mund të bënin këta studentë nëse do kishin më shumë”, shkroi Akademia e Leap of Dance.

Top Channel