Presidenti amerikan Donald Trump njihet për vendimet e papritura e ndonjëherë të çuditshme.
Sot ai ka kërkuar 10 vite burg për protestuesit që tentuan të rrëzojnë statujën e ish-presidentit Andrew Jackson para Shtepise se Bardhë, gjatë protestave anti-racizëm pas vrasjes së George Floyd nga policia.
Presidenti amerikan tha se deri tani shumë njerëz janë arrestuar për ‘vandalizmin e përçmueshëm’ ndaj statujës së mrekullueshme në parkun Jackson Lafayette dhe shtoi se protestuesit kishin perdhosur dhe fasadën e kishës St. John’s Church.
Në komentet pas përplasjeve të dhunshme mes protestuesve dhe policisë me veshje të rënda, Trump shkruante: ’10 vjet burg sipas ligjit të Mbrojtjes së Memorialit të Veteranëve”
Top Channel