Burundi, pas 22 vitesh emërohet kryeministri i ri

24/06/2020 09:42

Parlamenti i Burundit ka miratuar emërimet e zv/president dhe kryeministrit të vendit të bëra nga presidenti i sapozgjedhur Evariste Ndayishimiye.

Media lokale njoftuan se Parlamenti ka miratuar emërimin e Alain-Guillaume Bunyoni si kryeministër dhe Bazombanza Prosper si zv/president.

Zyra e kryeministrit u shfuqizua në vitin 1998 dhe u rivendos tani me emërimin e Bunyoni.

Sipas kushtetutës së vendit, kryeministri është kreu i ekzekutivit ndërsa zv/presidenti ndihmon presidentin në ushtrimin e detyrave të tij.

Ndayishimiye u betua javën e kaluar si presidenti i ri në Burundi për një mandat 7 vjeçar me të drejtë që të mund të rizgjidhet edhe një herë.

Kjo erdh pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila mbështeti Ndayishimiye si fitues të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 20 maj.

Gjykata urdhëroi presidentin e zgjedhur të merrte detyrën menjëherë pas vdekjes së ish-presidentit Pierre Nkurunziza ndërsa Ndayishimiye i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë Burundin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA