Aktori amerikan i filmave për të rritur Ron Jeremy është arrestuar sot për përdhunimin e tre grave dhe sulm seksual ndaj një tjetre.
Prokurorja e Los Angeles Jackie Lacey 67 vjeçari akuzohet për përdhunimin e dhunshëm të një 25 vjeçareje në një shtëpi në Holliwood në 2014.
Ai më pas ka sulmuar seksualisht dy gra të tjera, 33 e 46 vjeç në një bar në West Hollywood në 2017.
Ronald Jeremy Hyatt akuzohet më pas për përdhunimin e një 30-vjeçare në po atë bar në 2019.
Një tjetër akuzë seksuale kundër Hyatt në 2016 nuk u pranua si rezultat i mungesës së provave.
Garancia e tij për lirinë me kusht u caktua në $6.6 milionë.
Nëse shpallet fajtor, ai përballet me deri në 90 vjet burg.
Janë të shumta gratë që kanë akuzuar aktorin veteran për sulme seksuale dhe kjo ka bërë që ai të ndalohej nga prezantimi i eventeve madhore të industrisë.
Një prej tyre, Kristin Brodie tha: “Uniformat tona në eventet e organizuara prej tij ishin thjesht bluza të grisura. Ai na hapte bluzat dhe na prekte në recipeta. Ishte shumë e papëlqyeshme.”
Top Channel