Pas përplasjes së rëndë kufitare në luginën Galwan nacionalizmi e armiqësia po shtohen ndjeshëm, por dy palët po punojnë gjithashtu për uljen e tensioneve dhe zgjerimin e komunikimit zyrtar për çështjen.
Disa media perëndimore kanë thënë se Kina qëllimisht nuk ka publikuar numrin e viktimave të saj në përplasje, që sipas tyre është diku nën 20, pasi kjo përsëri do të shtonte presionin ndaj qeverisë indiane.
Kryeminsitri indian Narendra Modi tha në fundjavë se qeveria e tij i ka dhënë forcave të armatosura liri të plotë veprimi, por në asnjë rast nuk i ka dhënë alarm humbjes së 20 ushtarëve dhe plagosjes së rreth 100 të tjerëve në atë që Kina thotë se ndodhi në anën e tyre të Linjës Kufitare të Kontrollit.
“Askush nuk ka shkelur kufirin tonë, dhe asnjë nga postet tona kufitare nuk është kapur,” tha kryeministri Modi duke iu referuar ngjarjeve në luginën Galwan, në Ladakh.
Komentues në Kinë thonë se Modi po përpiqet të qetësojë nacionalistët e radikalët sepse e kupton se nuk mund të ketë konflikt të mëtejshëm me Kinën .
Lin Minwang, profesor në Universitetin e Fudan për Studime Aziatike në Shanghai, tha se komentet e Modi janë të vlefshme për uljen e tensioneve pasi kryeministri po largon bazën morale për akuza ndaj Kinës prej radikalëve.
Ndërsa komenti se ushtria indiane do të marrë të gjitha masat e nevojshme, është sipas tij një shfaqje force për të qetësuar masat indiane dhe moralin e trupave ushtarake.
Top Channel