Dalin hartat e reja! Poshtë Zelandës fshihet kontinenti i zhdukur

23/06/2020 13:12

Poshtë Zelandës së Re, shtrihet një kontinent i zhdukur në dyshemenë e detit.

Dikur pjesë e së njëjtës masë toke si Antarktida dhe Australia, kontinenti i humbur i Zealandia-s u shkëput 85 milionë vjet më parë dhe në fund, u zhyt nën oqean ku qëndroi i fshehur për shekuj të tërë.Tani, hartat tregojnë hulumtimet e reja në lidhje me këtë kontinent nënujor, ku dikur gjallonin dinozaurët – e tani publiku, ka të drejtën t`i eksplorojë edhe vetë ato.

GNS Science, një institut kërkimor neozelandez, publikoi së fundi dy harta të reja dhe një faqe interneti interaktive. Hartat mbulojnë formën e dyshemesë së oqeanit dhe profilin tektonik të Zelandës, që ndihmojnë të tregohet historia e origjinës së këtij kontinenti të humbur. Ato gjithashtu lehtësojnë shpjegimin e vendosjes së vullkaneve të Zelandës së Re, baseneve sedimentare dhe veçorive të tjera gjeologjike.

Ky zhvillim ndihmon që njerëzit në mbarë botën të mund ta eksplorojnë kontinentin nënujor nga shtëpitë e tyre; faqja interaktive e internetit tregon lloje të ndryshme hartash të Zealandias, të cilat përdoruesit mund t’i shpalosin e t’i kontrollojnë sipas dëshirës.

“Këto harta janë një pikë referimi shkencore – por ato janë edhe një mënyrë për t’ia përcjellë punën tonë kolegëve e të gjitha palëve të interesuara,” tha gjeologu Nick Mortimer, i cili është dhe autori kryesor i hartave që kanë ngjallur mjaft kureshtje.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA