7.5/ Tërmet i fuqishëm në Meksikë, alarm për tsunami

23/06/2020 17:52

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Meksikën pak më parë dhe bëhet me dije se magnituda është 7.5 e shkallës rihter.

Sipas mediave të huaja është dhënë alarm për tsunami, teksa akoma nuk dihet nëse ka pasur dëme apo jo.

Kujtojmë se një tërmet  7.1 ballë  goditi Meksikën 3 vite më parë duke shkaktuar  355 të vdekur.

I ndodhur në kryqëzimin e tre pllakave tektonike, Meksika është një nga vendet me sizmitetin më të lartë në botë.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA