Pesë persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 në Kurbin.

Mësohet se ndër të infektuarit janë një çift të moshuarish, ku njëri prej tyre e ka marrë virusin në QSUT si dhe një familje emigrantësh të ardhur nga Anglia.

Ndërkohë rasti i rezultuar pozitiv në Lezhë është një person kontakti me të infektuar të mëparshëm.

Në një prononcim të Ministrisë së Shëndetësisë, u bë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 328 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 52 raste pozitive, kryesisht raste të reja ne proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 52 raste të reja dhe 36 të shëruar në 24 orët e fundit, ja ku zgjerohet harta

Top Channel