Policia e metrosë në Spanjë shtrin përtokë pasagjerët pa maska

22/06/2020 16:41

Në disa pamje të fundit nga stacionet hekurudhore të Spanjës shihen pasagjerë që rrëzohen nga shkallët apo shtrihen përtokë nga zyrtarët gjatë zbatimit të ashpër të masave të koronavirusit.

Pamjet shokuese ishin marrë në stacionin e metrosë La Segrera në Barcelonë ku një burrë u përfshi në një përleshje me dy roje sigurie sepse nuk mbante maskë fytyre.

Në një moment të përleshjes, burri bie nga shkallët me një përplasje të rëndë.

Një nga rojet e sigurisë i thërret: “Nuk merrem më me ty, tani thirr policinë po deshe”.

Në një tjetër incident në stacionin e trenit të Getafe në periferi të Madridit, një tjetër burrë kapet dhunshëm nga rojet e stacionit për nuk po e mbante maskën si duhet, teksa fliste në telefon.

Burri u detyrua të dilte nga treni teksa pesë roje të stacionit e rrëzuan në dysheme.

Mediat vendase thanë se rojet e stacionit më pas thirrën policinë ku denoncuan pasagjerin për sulm ndaj tyre.

Ndërkohë qeveria spanjolle ka thënë se është e detyrueshme mbajtja e maskës aty ku nuk mund të ruhet distanca fizike, si pjesë e masave kundër përhapjes së COVID-19.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA