Në fillim të këtij viti historiania Pranvera Bogdani na paraqiti një botim të një studimi që ajo e kishte bërë në një moshë të hershme të saj.
Bëhet fjalë për gjurmët e Balshajve. Ky është një studim që mirfill ka kërkuar shumë kohë dhe punë, duke kërkuar në arkivat e Vatikanit, Venedikut, Kroacisë dhe ne do të bisedojmë në lidhje me këtë studim me zonjën Pranvera Bogdani dhe ndër të tjera edhe për situatën që po jetojmë.
“Kuptojmë se shqiptarët nga 1350-1360 kishin një potencial dhe u organizuan si shtet me të njejtin nivel dhe dimension me shtetet e tjera ballkanike. Materialet e reja provojnë që familja princërore e Balshajve ishte një familje shqiptare e pranuar brez pas brezi nga shtetet fqinje të sllavëve”.
Kjo ka qenë një periudhë ku përvec izolimit ka patur dhe reflektim. Si e keni përjetuar?
“Më kujdes, por jo pesimist. Njeriu ka nevojë te dalë edhe nga detyrat e përditshme të vogla për t’u azhornuar në botën e madhe. Tek ngriu bota e madhe dhe ne si pjesë e saj, dashje pa dashje u ridimensionuam në një hapësirë më të madhe”.
Ju zgjodhët që të jeni historiane. Koha është elementi më i rendësishëm në jeten tonë. Cfarë eshtë historia për ju?
“Çfare roli ka koha në kombin, në ndjesinë e njeriut vetë. Kur sot ne entuziasmohemi për elementë identike tonat, kjo tregon që ky emocion do të trashëgohet dje jetojë sa kohë te rojë dhe kombi ynë”. /Jetona Kocibelli/
Top Channel