Dhunohet fizikisht pranë zyrës së tij në Vlorë avokati me iniciale K. C.

Avokati ka kryer kallëzimin se në orët e para të mëngjesit të sotëm dy persona ende të paidentifikuar e kanë goditur fizikisht me grushta për shkak të detyrës.

Policia po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Në ambientet e Dretorisë Vendore të Policisë Vlorë është paraqitur shtetasi K. C me profesion Avokat, i cili ka bërë kallëzim se në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në rrugën “Petoshati” Vlorë, dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se e kanë goditur fizikisht me grushta për shkak të detyrës.

Policia po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel