Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se vendi mund t’i nënshtrohet sërish një mbylljeje, nisur nga shtimi i rasteve me koronavirus.
Ai paralajmëroi këtë fundjavë se nëse izraelitët nuk do të ndryshojnë sjelljen e tyre, duke mbajtur maska dhe duke respektuar distancën sociale, do të rikthehet izolimi.
Ky paralajmërim erdhi pasi në 24 orët e fundit, siç u raportua të dielën, pati 294 raste të reja, duke e çuar numrin total të të prekurve në 20.778. Ndërkohë pati edhe një vdekje tjetër, çka e çoi numrin e viktimave në 305.
Netanyahu shpjegoi se, “nuk kemi zgjidhje tjetër, përveçse të presim një përgjegjshmëri të kujdesshme, e cila të na lejojë të hapë ekonominë dhe të rikthehemi në normalitet”.
Sakaq flitet se Netanyahu do iu kërkojë shërbimeve sekrete, të njohur si Shin Bet, që të bëjnë gjurmimin dhe mbajnë nën vëzhgim rastet e konfirmuara me koronavirus dhe ato të dyshuara.
Top Channel