30 vite më parë, pika e kalimit të kufirit mes lindjes komuniste dhe perëndimit kapitalist në Berlin, e kohës së luftës së ftohtë, Checkpoint Charlie, u hoq.

E ndërtuar për të mundësuar kalimin e të huajve dhe trupave aleate, Checkpoint Charlie, përdorej po ashtu edhe për shkëmbimet e të burgosurve mes lindjes dhe perëndimit.

30 vjet më pas, vendi është shdërruar në një atraksion të madh turistik dhe autoritetet po mendojnë tani për të ardhmen e saj.

Në fakt, pika e kalimit nuk ka marrë emrin e një personi. Ajo është quajtur ashtu për shkak të shkronjës C në alfabetin fonetik të NATO-s.

Checkpoint Alpha, pika më e madhe dhe më e rëndësishme e kalimit kufitar, gjendej në helmstedt mes Berlinit dhe Hanoverit ndërsa Checkpoint Bravo, ndodhej në jugperëndim të Berlinit. Sidoqoftë, checkpoint charlie ishte pika më e rëndësishme e kalimit për të huajt dhe forcat aleate.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA