Vijnë pushuesit nga Kosova/ Fundjava e parë tipike verore në Shëngjin

21/06/2020 19:56

Kjo është fundjava e parë që e gjen qytetin bregdetar të Shëngjinit me kaq shumë pushues, të cilët kanë ardhur kryesisht nga Kosova, ata i kanë dhënë një gjallëri këtij qyteti.

Gjallëri e cila I ka munguar prej disa muajsh, për shkak të pandemisë.
Turizmi në Shëngjin duket se tashmë ka nisur të marrë jetë.

Hapja e kufirit të Kosovës dhe lehtësimi I masave të vendosura për shkak të pandemisë ka bërë që në këtë zonë bregdetare, këtë fundjavë të drejtohen shumë pushues kryesisht nga Kosova.

Vija bregdetare e Shëngjinit tashmë është e populluar, një pjesë po shijojnë ujin e detit, disa rreze të diellit mjaft të favorshme në këtë të diel, por edhe të tjerë që merren me sport.

Pushuesit janë të kënaqur me kushtet që Shëngjini ofron ndaj është në zgjedhjen e tyre të parë.

Një pjesë e madhe e pushuesve sot e kishin ditën e parë që kishin ardhur buzë detit por kishte nga ata që e kishin frekuentuar rregullisht.

Sezoni turistik këtë vit nisi me vonesë ndërsa shpresa e operatorëve turistikë kanë pushuesit nga Kosova.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA