Për të janë gati të shpenzojnë 30 milionë Euro dhe në mënyrë surprizë është kthyer në futbollistin më të vlefshëm të Veronës.

Por në pritje të merkatos mes temperaturave të larta të verës, Marash Kumbulla po bën në fushë atë që di më mirë. Futbollisti i kombëtares shqiptare spikati në suksesin e fundit në shtëpi 2-1 ndaj Cagliari që afron veriorët me zonën e kupave Europiane.

Në ndeshjen e zhvilluar në qetësinë e pazakontë të stadiumit Bentegodi, vendosi një dopietë e Di Karmine e madje vendasit mbetën në inferiorite numerik, por prapavija solide me Kumbullën rezistoi si duhet.

Mbrojtësi shqiptar është vlerësuar me notën 7 për sfidën ndaj ishullorëve. Vetëm Badu në kampin e Veronës ka të njëjtin vlerësim të lartë si futbollisti kuqezi që kërkohet këtë sezon nga Inter dhe Juventus.

Verona e Kumbullës dhe Rrahmanit është aktualisht në vendin e shtatë me 38 pikë, por do luajë në Europa Lig nëse Napoli që fitoi Kupën e Italisë, qëndron mes 6 ekipeve të para në serinë A deri në fund këtë sezon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA