Rama poston videon nga restaurimi i shkollës së parë shqipe: Së shpejti do të hapë dyert për vizitorët

21/06/2020 10:07

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka postuar një video nga restaurimi i shkollës së parë shqipe në Korçë.

Kryeministri thotë se aty fillimisht mësuan djemtë, por falë rilindasve edhe vajzat, ndërkohë që shumë shpejt do të hapë dyert për vizitorët.

Postimi i Ramës

MIRËMËNGJES ?

me shkollën e parë shqipe, aty ku mësuan fillimisht djemtë por falë rilindasve edhe vajzat; të krishterë e myslimanë, të gjithë si forca e arsyes që me dije shkohet para. Sot Mësonjëtorja është restauruar, si një objekt i rëndësisë së veçantë të trashëgimisë sonë historike e kulturore dhe së shpejti do të hapë dyert për vizitorët?

Top Channel