Është java e tretë e hapjes zyrtare të plazheve dhe hoteleve. të gjithë janë dyndur drejt jugut sic tregoi pasditen e së premtes kolona e gjatë me automjete në qafën e Llogorasë, e cila u krijua nga një kamion që ngeci në një kthesë të fortë.
Për pronarët e bizneseve, në korrik- gusht ka prenotime për çdo ditë jave dhe ka një interes të të huajve për te pushuar ne vendin tonë por të gjithë në Dhërmi thone se cdo gjë varet nga hapja e kufijve.
Krahasuar me vitin e kaluar prenotimet kanë një rënie prej gati 30% , por ka biznese që regjistrojnë edhe 70% ndaj përfaqësuesit e bizneseve që çdo vit e kanë pasur bosht të aktivitetit të tyre turistin e huaj, këtë vit kërkojnë turistin vendas.
Për më tepër ndiqni kronikën e përgatitur.
Top Channel