Një nga destinacionet më popullore turistike të Greqisë, gadishulli i Halkidikisë, mbetet kryesisht i shkretuar në vazhdë të pandemisë së koronavirusit.

Vitin e kaluar, rreth 1.5 milionë udhëtarë e vizituan rajonin, por tani, shumë operatorë janë të shqetësuar se pandemia mund të vrasë një herë e mirë sezonin e këtij viti.

Në Halkidiki, numërohen rreth 100 mijë dhoma në hotele dhe apartamente. Rreth 60 për qind e aktivitetit të biznesit varet tek sektori i turizmit. Sipas shifrave të vitit të shkuar, nga 1.5 milionë vizitorë që mbërritën në zonë, pjesa më e madhe ishin nga vendet fqinje në Ballkan.

Por, tani, pjesa më e madhe e resorteve janë bosh. Dhe operatorët janë të shqetësuar. Pjesa më e madhe e hoteleve në Halkidiki nuk planifikojnë të hapin dyert para 1 korrikut, kur edhe panorama do të jetë pak më e qartë.

Të hënën e shkuar, vendi hapi kufijtë për vizitorët e huaj, nga një listë e caktuar vendesh. Ndonëse fillimisht në këtë listë u përfshi edhe Shqipëria, më pas autoritetet vendosën që vizitorët nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të mund të hyjnë në vend vetëm duke filluar nga 1 korriku.

Ndërsa për vizitorët nga Serbia, pati fillimisht konfuzion pasi ata ndaloheshin në mbërritjen e tyre në kufirin grek, por pas ndërhyrjes së autoriteteve, duke filluar nga e hanë, rojat kufitare morën urdhra verbalë për lejimin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA