Është kthyer në një mister dhe në një dinamikë ende të pazgjidhur, historia e aksidentit të sportistit të njohur italian Alesandro Zanardi, kampioni paraolimpik që u trondit nga një kamion në një rrugë në zonën e Pienca, dhe ndodhet në rrezik për jetën, në gjendje të rëndë.
Dy dëshmi së fundmi, duket se sqarojnë dhe kronologjinë e ngjarjes. Çiklisti me këmbë të amputuara që përdor një biçikletë të modifikuar, ishte duke filmuar me telefonin e tij celular dhe nuk e kuptoi se kishte hyrë gabimisht në korsinë e gabuar ku kaloi në pak sekonda dhe kamioni që aksidentoi rëndë sportistin.
Episodi është filmuar nga një kalimtar i rastësishëm dhe liron nga akuzat shoferin e vendosur nën procedim penal nga policia.
Aleks Zanardi ka qenë mes profesionistëve në kampionatet e garave me makina, si Formula 1 dhe Cart Series, por një aksident i frikshëm në vitin 2001 i kushtoi të dy këmbët.
Zanardi u bë protagonist në një tjetër disiplinë pasi mori pjesë në kampionatet e çiklizmit me dorë, një formë paraolimpike që i dha medalje të arta në Lojërat e Londrës. Tani, duket se një pakujdesi në rrugë mund ta bëjë atë të humbasë garën më të rëndësishme atë për jetën, pasi gjendja e tij në spital është e rëndë.
Top Channel