VLORË-  Një makinë është shkrumbuar nga flakë në qytetin e Vlorës.

Në orët e para të mëngjesit është njoftuar zjarrfikësja se në lagjen “Pavarësia” në afërsi të “Skelës” po digjej një automjet. Pasi kanë shkuar zjarrfikësit në vendin e ngjarjes, automjeti kishte marrë flakë në pjesën para dhe ishte duke u djegur.

Ndërkohë burme bëjnë me dije se automjeti tip ‘Mitsubishi’ me targa ‘AA 700 YO’ është në pronësi të një punonjësi dogane në portin e Vlorës me emrin Migjen Nushi. Policia ka marrë në pyetje doganierin,ndërkohë që ka marrë dhe kamerat e sigurisë në bizneset aty pranë për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Pavarësia” Vlorë, ka marrë flakë në parkim automjeti tip Mitsubishi Pajero, në pronësi të shtetasit M.N, i cili si pasojë është djegur pjesërisht në pjesën e përparme.

Po punohet për zbulimin e shkakut të rënies së zjarrit.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel