Vdes një 80-vjeçar me koronavirus në Kosovë
20/06/2020 15:08
Një 80-vjeçar nga Prishtina, i infektuar me koronavirus, ka vdekur të shtunën, njofton Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare.
Sipas njoftimit, viktima, me inicialet A.G, përveç diagnostikimit me sëmundjen Covid-19, që e shkakton koronavirusi, vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.
Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë, që prej 13 marsit, e deri më tani, janë regjistruar 1,998 raste me koronavirus, shkruan Rel. Prej tyre, 980 janë shëruar dhe 35 pacientë kanë vdekur.
Top Channel