Raportuesja e Kosovës: Liberalizimin po e vonon Macron!

20/06/2020 18:17

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon-Taubadel deklaroi se Kosova duhet të pyesë presidentin e Francës, Emmanuel Macron përse po ngurron që kosovarët të marrin liberalizimin e vizave.

Në këtë mënyrë, ajo i ktheu përgjigje në Twitter ish-ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacollit, i cili ka kërkuar nga BE-ja që të liberalizojë vizat për Kosovën, ashtu siç ka rekomanduar Komisioni Europian.

“Siç ja kam shpjeguar edhe zotit Richard Grenell, është në dorën e Këshillit të Europës që ta trajtojë këtë çështje. Por, nëse dëshironi që të keni një rol konstruktiv për të, merrni në telefon presidentin e Francës, Emmanual Macron dhe pyeteni . Do të befasoheni nga përgjigja e tij”, ka shkruar Cramnon- Taubadel.

Më herët, i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Grenell kërkoi nga raportuesja për Kosovën që të mos e kritikojë administratën amerikane për çdo gjë, por të përqendrohet tek liberalizimi i vizave. Autoritetet në Kosovë thonë se i kanë plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin dhe presin që edhe BE-ja ta mbajë tani fjalën e saj. Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e së cilës nuk kanë të drejtë të lëvizin pa viza në Zonën Shengen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA