POGRADEC- Një i ri është vënë në hetim nga policia e Devollit për shkak se është kapur me një sasi prej 400 litra naftë pa dokumentacionin përkatës, që iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasi e cila dyshohet të jetë vjedhur nga mjetet e kompanisë të gazsjellësit TAP. I proceduari është B. P., 23 vjeç, banues në Korçë.
Ndërkohë në Pogradec specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: E. Gj., 29 vjeç, banues në Pogradec (i dënuar më parë për “Vjedhje”). Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e policisë këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike (përforcuese grushti) të cilën e posedonte pa leje.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për hetimin e krimit ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit:
B. P., 23 vjeç, banues në Korçë.
Procedimi ndaj tij filloi pasi, në afërsi të qytetit të Bilishtit, ky shtetas u kap duke transportuar me mjetin tip “Nissan” 400 litra naftë pa dokumentacionin përkatës, që iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasi e cila dyshohet të jetë vjedhur nga mjetet e kompanisë të gazsjellësit TAP.
Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të personave të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Përvetësimi i parave apo mallrave që rrjedhin nga vepra penale”.
*******
Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
E. Gj., 29 vjeç, banues në Pogradec (i dënuar më parë për “Vjedhje”).
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e policisë këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike (përforcuese grushti) të cilën e posedonte pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Top Channel