Laci i bën nder Tiranës teksa arrin t’i largojë Kukësin në renditje në ndeshjet e javës së 30 të Kategorisë Superiore.
Në Kurbin skuadra e Armando cungut iu imponua Kukësit duke e mposhtur 2-0 dhe duke bërë që diferenca mes verilindorëve dhe Tiranës kryesuese të shkojë sërish në 9 pikë kur kanë mbetur edhe 6 javë nga fundi i kampionatit.
Laci e mori avantazhin në këtë ndeshje në pjesën e parë, pikërisht në minutën e 35 të ndeshjes me anë të Lushnjes. në pjesën e dytë erdhi edhe goli i dytë që i kurbinasve me Selmanin 19 minuta nga përfundimi i sfidës, një gol që ishte një goditje e rëndë për Kukësin që sheh t’i veniten sërish shpresat për të qenë plotësisht në garë për titullin. ndërsa Laci e sheh veten të ngjitet në vendin e tretë duke parakaluar Skënderbeun në klasifikim.
skuadra korçare nga ana e saj u befasua në çastet e fundit në sfidën me Bylis të zhvilluar në Ballsh teksa u mund në stadiumin Adush Muca 1-0. heroi për skuadrën e drejtuar nga Dovedan u bë portieri Isli Hidi i cili në minutën e 94 u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë për t’i dhënë këtë fitore dramatike skuadrës së tij
Teuta udhëtoi në Gjirokastër teksa regjistroi një fitore të lehtë por të rëndësishme për zonën evropiane ndaj Luftëtarit me rezultatin e thellë 5-1 dhe tani e sheh veten në kuotën e 47 pikëve, 1 më pak se Skënderbeu dhe 2 më pak se Laci. Pas një pjese të parë pa gola, skuadra durrsake e Edi Martinit shpërtheu në të dytën kur shënoi të gjithë golat dhe protagonist Kallakun që është autori i 3 golave për Teutën , ndërkohë që shënuan emrin e tyre në listën e shënuesve edhe Hebaj dhe Avdyli. për Luftëtarin tashmë të rënë nga kategoria, haxhiu shënoi golin e barazimit të përkohshëm
Top Channel