Kukës – Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Nga kontrollet policia ka vënë në pranga 2 shtetas (babë e bir), si autorë të dyshuar të tentativës për kultivim të kanabisit.
Të arrestuari janë K. M. dhe I. M., 42 dhe 25 vjeç, pasi në afërsi të banesës së tyre, u gjetën disa fidanë narkotikë në tentativë për t’i kultivuar.
Njoftimi i policisë:
Strukturat e Policisë po përdorin dronë për monitorimin e zonave të thella e pyjore.
Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir), si autorë të dyshuar të tentativës për kultivim të kanabisit.
Gjatë kontrollit nga punonjësit e Policisë, në fshatin Tejdrinë, Ujmisht, u konstatua një rast i tentativës për kultivim të kanabisit dhe u vunë në pranga shtetasit K. M. dhe I. M., 42 dhe 25 vjeç, pasi në afërsi të banesës së tyre, u gjetën disa fidanë narkotikë në tentativë për t’i kultivuar.
Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë duke kontrolluar çdo cep të territorit dhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të flotës së dronëve apo helikopterëve.
Top Channel