Rritet pasiguria në qendër të Athinës. Banda të armatosura grabisin në mes të rrugës kalimtarët.
Grupe të organizuara kriminelësh,të përbëre kryesisht prej përdoruesve të drogës dhe emigrantë nga vendet e Afrikës Veriore,janë kthyer në tmerrin e banorëve të qendrës së Athinës.
Janë të shpeshta rastet e grabitjeve të çantave dhe sendeve me vlerë,por tashmë grupet kriminale nuk ngurojnë të ndalojnë edhe në rrugë kalimtarët,dhe nën kërcënimin e thikave u vjedhin atyre sendet me vlerë.
Pamjet ekskluzive për Top Channel janë xhiruar prej kamerave të sigurisë të një biznesi në qendër të Athinës,ku brenda 20 minutash, u shënuan dy raste vjedhjesh.
Në të dy rastet viktimat e grabitura ishin shtetas shqiptarë, të cilët denoncuan vjedhjen pranë autoriteteve.
Ngjarja më e rrezikshme ishte në kohën që një prej banditëve, nën kërcënimin e thikës, ndaloi dhe tentoi të grabisë një shtetas shqiptar nga Delvina i cili po udhëtonte me motoçikletën e tij.
Nën kërcënimin e thikës, i riu shqiptar pranoi ti japë grabitësit portofolin, por kanë qenë disa të rinj të cilët e panë ngjarjen dhe ndërhynë për ta shpëtuar, duke ndjekur grabitësin dhe duke e neutralizuar atë.
Pak minuta më vonë, ka mbërritur policia,por në vend që të ndalojnë grabitësin,policet prangosen viktimën.
Ai u shoqërua në polici,dhe i deshën disa orë për të sqaruar ngjarjen. Polica deklaroi se agjentet e saj hetuan ngjarjen dhe pasi vërtetuan se i ndaluari i parë ishte viktima,e liruan atë, ndërkohë që u ngritën akuza tepër të rënda ndaj autorit të vërtetë të ngjarjes.
Top Channel