26/11 10:13
Një oficer policie është qëlluar për vdekje ndërsa një tjerër është plagosur gjatë një kontrolli rutinë në Auckland në Zelandën e Re. Personi që qëlloi mbi policët u largua nga vendi i ngjarjes me një automjet dhe nuk dihet nëse është kapur.
Mediat lokale shkruajnë se rreth katër orë pas të shtënave policia ka arrestuar dy persona.
Ngjarje të tilla janë shumë të rralla në Zelandën e Re, ku policët vriten në krye të detyrës. Sipas policisë, e fundit ishte në maj të vitit 2009, kur një polic u qëllua në një shtëpi në Napier.
Top Channel