Tunel për të kaluar Llogoranë/ Rama: Do financohet nga qeveria. Në Palasë për 7 minuta

19/06/2020 15:20

Qeveria i ka hapur dritën jeshile fazës projektuese të tunelit të Llogarasë përmes një gare ndërkombëtare.

Kryeministri Edi rama tha se ndërtimi këtij tuneli ka qenë një premtim elektoral që prej rënies së komunizmin por asnjëherë s’u bë realitet. Sipas kryeministrit ky tunel do të jetë një “Katalizator i turizmit në jug të vendit”.

“Kemi folur për dekada të tëra, e premtuar rëndom në çdo fushatë. Është premtuar në çdo fushatë ne do ta bëjmë me paratë e buxhetit të shtetit”.

Belinda Balluke, ministre e Energjisë dhe infrastrukturës shpjegoi detajet teknike duke e vënë theksin në shkurtim e kohës që do të sjellë ky tunel për të mbërritur në rivierën e jugut.

“Tuneli do të jetë 6 km i gjatë. Akses i prekshëm nga të gjithë. Nga Dukati në urën e Palasës është 55 minuta, falë tunelit rruga do përshkohet për 7 minuta”.

Ministria Balluku foli edhe për rihapjen e garës në ndërtimin e aeroportit të Vlorës si dhe hapjen e garës për korridorin Adriatiko jonian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA