Pas fitores me Tiranën dhe në prag të ndeshjes me “Luftëtarin”, skuadra e Teutës ndjehet e mobilizuar për të siguruar një tjetër fitore për t’u ngjitur më tej në kreun e klasifikimit.
“Teuta bëri një lojë të shkëlqyeshme kundër Tiranës. Ndeshja më e mirë që kemi bërë deri tani, po duhet ta shfrytëzojmë këtë moment të mirë, këtë moral që kemi dhe të vaqzhdojmë përpara. Çunat janë shumë të mobilizuar dhe euforia nuk ka vend te ne. Hyjmë në çdo ndeshje për ta fituar. Më vjen keq për Luftëtarin që ndodhet në këto pozita, por do të shkojmë për të fituar ndeshjen:, shprehet Edi Martini.
Në ndeshjen me Luftëtarin, Teuta do të paraqitet me të njëjtin formacion që luajti kundër Tiranës, ndërkohë që pret rikuperimin e Çyrbes që është dëmtuar.
“Nuk do të ketë ndryshime në formacion. Do bëjmë më të mirën. Nuk ka vend për nënvlerësim a për rrotacion. Kemi Çyrben që është i dëmtuar dhe shpresoj të bëhet shpejt mirë, pasi kemi nevojë për të. Është kthyer Beqja, pas një dëmtimi me Vllazninë dhe të tjerët janë mirë”/
Gara për titull është e hapur dhe po ashtu shpresa për përballjet europiane.
“Kampionati është shumë i vështirë dhe duhet të luftojmë se rruga për Kupën e gjatë. Nëse do të zgjidhja mes kampionatit dhe kupës do të zgjidhja të isha fitues i Kupës. Duhet ta sigurojmë pjesëmarrjen në Europë përmes kampionatit dhe pastaj të jemi më pa stres për Kupën”.
Top Channel