Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Bulqizë pasditen e sotme.
Burime bëjnë me dije se është qëlluar në drejtim të biznesmenit Gëzim Balla.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Gurët e Skënderbeut.
Njoftimi i policisë
Bulqizë
Policia identifikon dhe vijon kontrollin e zonës për kapjen e autorit të kërcënimit për vënie gjobë ndaj një biznesmeni.
Me datë 19.06.2020, shtetasi G.B, (biznesmen), është paraqitur në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë dhe ka bërë kallzim, i cili ka deklaruar që është telefonuar dhe kërcënuar për vënie gjobë nga një shtetas.
Falë reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale, Policia identifikoi shtetasin F.Sh, i cili kishte telefonuar dhe kërcënuar shtetasin G.B.
Në vijim të veprimeve për kapjen e autorit, policia ka shoqëruar biznesmenin në vendin ku i kishte kërkuar autori që të paraqitej.
Shtetasi F.Sh, i cili ishte fshehur rreth 500 metra në shpatin e malit, ka qëlluar në ajër dhe është larguar me shpejtësi.
Shërbimet e policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja për kapjen e autorit.
Top Channel