Transporti urban vazhdon të protestojë për rifillimin e punës pa u plotësuar kërkesat.

“Për fat të keq nuk kemi asnjë komunikim me autoritet për kërkesat tona”, tha Rexhin Qoshja, kryetar i shoqatës së transportit qytetas, në një intervistë në edicionin e orës 12:00 në Top Channel.

“Ka disa pika për në që kanë paqartësi. Ne kemi marrë dhe një gjobë, ndërkohë. Ne i kemi bërë vërejtjet tona, po për çdo operator ne mezi presim të fillojmë, po aktualisht nuk është e mundur financiarisht. Minimalisht një ulje në tryezë me qeverinë”, tha ai më tej.

Kërkesat e Shoqatës së Transportit

1- Të hiqet akciza për naftës dhe taksave për karburantin si sektori i peshkimit.
2- Të ulet TVSH-ja nga 2% në 0% për këtë vit dhe më pas në vitin e ardhshëm të jetë 6%.
3-Rimbursimin e kapacitetit të munguar si pasojë e masave kufizuese.
4- Rimbursimin në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport falas
5-Dje iu shtua dhe kërkesa e pagesës shtesë për shtyrjen me një javë të hapjes së shërbimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA