Shtetet e Bashkuara do të shënojnë të premten 155-vjetorin e dhënies fund të skllavërisë, një festë jozyrtare, të cilës këtë vit i rritet rëndësia, teksa amerikanët përballen me një seri të vrasjeve të afrikano-amerikanëve nga zyrtarët policorë.
Kjo ditë do të shënohet përmes protestave, shërbimeve fetare dhe organizimee kulturore, për të rikujtuar 19 qershorin e vitit 1865 kur një gjeneral sindikate ka shkuar në Teksas për të informuar një grup skllavësh për lirinë e tyre, bazuar në Njoftimin e Emancipimit.
Ky dokument ishte nënshkruar dy vjet më parë nga presidenti i atëhershëm, Abraham Lincoln.
Kjo ditë, që ndryshe njhet si Dita e Emancipimit, ishte shpallur ditë feste në Tekasa më 1980, derisa tani shënohet në 46 shtete tjera, përfshirë Uashingtonin, ndonëse praktikat ndryshojnë.
Shumë shtete kanë anuluar festën këtë ditë, për shkak të pandemisë me koronavirus, mirëpo të tjerat i kanë dhënë vëmendje të veçantë, në kohën kur janë shtuar diskutimet për racizmin.
Kjo ditë shënohet në më pak se një muaj prej vrasjes së afrikano-amerikanit, George Floyd, i cili është vrarë më 25 maj, kur një zyrtar policor i ka bërë presion me gju në qafë dhe ka injoruar thirrjet e Floydit se “nuk mund të marrë frymë”.
Vdekja e tij ka nxitur protesta të mëdha, në të cilat është bërë thirrje për ndryshime rrënjësore në taktikat policore.
Një tjetër ngjarje që ka rritur tensione ka qenë edhe vdekja e afrikano-amerikanit, Rayshard Brooks, nga një zyrtar i bardhë policor, derisa ai ka tentuar t’i ikë arrestimit nga policia.
Top Channel