Rrëzohet edhe propozimi i dytë/ Formula e opozitës për KQZ, PS nuk e pranon në Këshillin Politik

19/06/2020 00:45

As propozimi i dytë i demokratëve nuk arriti të kënaq socialistët që të jepnin dritën jeshile për kompozimin e ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Për Damian Gjiknurin problemi qëndron tek mënyra se si opozita kërkon të filtrojë kandidatët duke anashkaluar deputetët. Socialistët ftuan opozitarët të reflektojnë sërish duke i dhënë garanci se PS do votojë kandidatët e PD-së në Kuvend në rast se plotëstojne kriteret ligjore.

Propozimi i ri që paraqitën opozitarët në tryezë parashikon përzgjedhjen e kandidatëve përmes një komisioni Ad-Hoc, anëtarët e të cilit duhet të përzgjidhen nga PD, PS dhe LSI duke përjashtuar opozitën parlamentare.

Rudina Hajdari bojkotoi mbledhjen ndërsa palët arritën të mbyllnin mesa duket kapitullin për teknologjinë pasi gjetën dakortësi sa i takon procedurave të tenderimit të paisjeve të identifikimin biometrik, për të cilat nuk do ketë parashikime në kod zgjedhor, por me akte normative që do miratohen nga KQZ.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA