Reforma Zgjedhore, Meta: Lë për të dëshiruar, uroj që palët t’i qëndrojnë
19/06/2020 13:25
Ilir Meta kërkoi nga palët që t’i qëndrojnë marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.
“Nuk dëshiroj që të paragjykoj, por uroj që palët t’i qëndrojnë marrëveshjes, e cila mund të lë për të dëshiruar në përmbajtje, por e dimë që jemi në një situatë kritike, mosbesimi të thellë, të legjitimitetit të Kuvendit, në radhë të parë të vetë Kuvendit”, tha Meta.
Meta tha më tej se: Por këto shqetësime të partnerëve që kanë bërë përpjekjet më të mëdha për ta lënë derën hapur, nëse dera mbyllet shqiptarët do ta kenë të qartë kush e ka përgjegjësinë. Zgjedhjet e ardhshme do të jenë në monitorim të rreptë ndërkombëtar, verifikimi në praktikë sa të ndershme janë.
Top Channel