Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj po zhvillon një takim në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, me Kryetarët e Bashkive, të zgjedhur dhe përfaqësues vendore të qarkut Fier, Prefektin, drejtues të Policisë së Shtetit dhe IKMT, me fokus masat për mbarëvajtjen e sezonit turistik, luftën antikanabis, mbrojtjen e mjedisit dhe çështje të tjera që lidhen me sigurinë.

“Duke qenë se jemi në një situatë pandemie, ku shumë gjëra janë ndërprerë, është Apolonia vendi i duhur për të thënë se duhet të kompensojmë dëmet e pandemisë. Duhet të zgjedhim adresa shqiptare për turizëm për shkak të faturës që kjo ka pësuar. Këtë vit më shumë se kurrë zgjidhni të pushoni në vend, Apolonia është një adresë e mrekullueshme për shembull, që kështu vendi të marrë atë trajtë si çdo vend që kërkon të zhvillojë turizmin.

Masat që kemi marrë do ndihmojnë, falë bashkëpunimit me qytetarët gjurma e kësaj pandemie është më e reduktuar, por ajo në ekonomi është e ndjeshme.
Masat për sezonin turistik do ta kompensojnë disi dëmin. Por theksoj se kjo fazë e re duhet të shoqërohet me shumë kujdes nga të gjithë, jemi ende herët për të kaluar në trajtën normale të jetës. Nuk duhet të gabojmë në metrat e fundit, mos ta hedhim poshtë çfarë kemi bërë, prandaj duhet bashkëpunim. Kthimi mbrapa do ishte një barrë shumë më e rëndë se ajo që kaloi. Duroni edhe pak!”, tha Lleshaj.

Fier – Në Parkun e Apollonisë, në një takim me Kryetarët e Bashkive, të zgjedhur dhe përfaqësues vendorë të qarkut Fier, Prefektin, drejtues të Policisë së Shtetit dhe IKMT, me fokus masat për mbarëvajtjen e sezonit turistik, luftën antikanabis, mbrojtjen e mjedisit dhe çështje të tjera që lidhen me sigurinë.

Publiée par Sander Lleshaj sur Vendredi 19 juin 2020

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA