Pas publikimit të opinionit të Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese kanë reaguar reagoi Presidenti Ilir Meta dhe Partia Demokratike.

Presidenti Meta është mjaftuar me një postim të shkurtër në rrjetet sociale ku shkruan: “Kauza e 2 marsit fitoi! Kushtetuta e para”, duke e shoqëruar me publikimin e raportit të plotë.  Në 2 mars Kreu i Shtetit firmosi në mes të sheshit dekretin për kthimin në Kuvend të ligjit për betimin e gjyqtarëve.

Ndërsa për PD ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi që shprehet se Komisioni I Venecias konfirmoi qartë se ka nuk ka asnjë shkelje të Kushtetutës nga Presidenti i Republikës në betejën legjitime kundër kapjes së Gjykatës Kushtetuese. “Kjo është një tjetër provë sesi Edi Rama ka vetëm një strategji me drejtësinë: ose ta kapë, ose ta bllokojë. Bërja sa më parë funksionale e Gjykatës Kushtetuese është jo vetëm e rëndësishme për demokracinë në Shqipëri, por edhe 1 nga 15 kushtet për fillimin e negociatave me BE”, shkruan Bardhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA