I solli në jetë djalin, 30-vjeçari nuk kursen fjalët e ëmbla për vjehrrën: Është më e mira në botë

19/06/2020 19:50

Një 30-vjeçar në Britaninë e Madhe, e ka cilësuar vjehrrën e tij si më të mirën në botë, pasi ajo tre vite më parë solli në jetë djalin e tij. Rees Jenkis, 30 vjeç, u bë baba tre vite më parë falë të vjehrrës, Julie Bradoford, 49-vjeçe, pasi partnerja e tij Jessica nuk mund të sillte më në jetë një të tillë për shkak se u diagnostikua me kancer në qafën e mitrës. Shtatzënia e Julie u arrit në rrugë artificiale.

“Jack është djali më i bukur. Unë do t’i jem gjithmonë mirënjohëse ndaj Julie, ajo më bëri baba. Disa njerëz s’më besojnë kur i them se vjehrra më solli në jetë djalin. ”, u shpreh Rees.

Më tej Rees rrëfen momentin kur mësoi se e vjehrra ishte dakord që të kontribuonte në lindjen e fëmijës.

“Ishte aq e mrekullueshme. Ne dëshironim që të gjenim një të huaj. Por kur Julie na dha përgjigjen pozitive, u lumturova pamasë. Ndiheshim më të sigurt brenda familjes sonë. Sigurisht ishte pak surreale dhe e vështirë, isha pak nervoz. Por Julie u tregua shumë e mirë gjatë gjithë procesit”, tha burri.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA