I shpallur në kërkim për mashtrim, 46-vjeçari kapet në doganën e Morinës

19/06/2020 15:03

Ndalohet një shtetas kosovar i shpallur në kërkim, i dënuar me 1 vit e 8 muaj burg në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, shërbimet e Policisë Kufitare bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim kombëtar:

-I. S., 46 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim kombëtar, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Shkodër, e cila e ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burg, për veprën penale “Mashtrim”.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës bënë ndalimin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA